Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, raporton GazetaBlic.
Kjo seancë është thirrur për të martën dhe arsyeja është kriza ekonomike që ka kapluar vendin.
POSTIMI I PLOTË:
Krizës me çmime po i kontribuon edhe çmimi i paaftësisë qeverisëse
Rritja e vazhdueshme e krizës me çmime, me theks të veçantë në produktet esenciale, si dhe roli pasiv i Qeverisë së Republikës së Kosovës, është sfidë e dyfishtë që kontribuon në papërballueshmerinë e kostos së jetesës. Kjo gjendje kërkon trajtim urgjent, ndaj dhe në emër të dyzetë deputetëve nënshkrues të Kuvendit të Kosovës, kam thirrur seancë të jashtëzakonshme, e cila do të mbahet më 15.03.2022, me fillim nga ora 11:00.


