Sporti

Jurgen Klopp për rinovimin e kontratës së Salah: Nuk mund të bëjmë më shumë, tani e ardhmja është në duart e tij

03/11/2022 15:22
nga:Mergim Rreci

Jurgen Klopp u pyet sërish për procesin e rinovimit të Mohamed Salah.

Sulmuesi egjiptian ka një kontratë me klubin të vlefshme deri në qershor 2023, por deri më tani nuk ka ndonjë marrëveshje për rinovimin e saj, përcjell GazetaBlic Sport.

“Salah pret që ky klub të jetë ambicioz. Nuk mund të bëjmë më shumë. Është në duart e tij. Nga këndvështrimi im nuk shoh ndonjë problem. Deri më tani asgjë nuk ka ndodhur – nuk është rinovuar, as nuk ka refuzuar. Duhet të presim, nuk jemi me nxitim”, tha trajneri gjerman.