Sporti

Donnarumma thyen heshtjen, reagon pas paraqitjes së dobët në Ligën e Kampionëve

03/11/2022 13:26
nga:Mergim Rreci

Gigio Donnarumma ka reaguar pas gabimit të tij ndaj Real Madridit, por pranon se dy ditët e fundit “nuk kanë qenë të lehta”.

23-vjeçari nxiti rikthimin e Real Madridit në Bernabeu të mërkurën mbrëma, pas një gabimi trashanik, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai u kritikua ashpër nga mediat italiane dhe franceze. Ylli i Italisë tani ka hyrë në rrjetet sociale për të ndarë mendimet e tij pas natës së tij të tmerrshme në Madrid.

“Eliminimi nga Champions League ishte një goditje. Dy ditët e fundit nuk kanë qenë të lehta, por pikërisht nga këto momente vështirësie ne dalim më të fortë”, ka shkruar ai në Twitter.

“Tani, ne duhet të mendojmë për të tashmen, për të fituar Ligue 1, duke dhënë gjithçka siç kam bërë gjithmonë për këtë fanellë, për këtë klub dhe për tifozët tanë. Le të fillojmë përsëri, së bashku! Allez Paris.”

Donnarumma është lidhur edhe një herë me një kalim te Juventusi, ndërsa ish-trajneri i Bianconerëve, Gigi Buffon, mbrojtësi i bashkatdhetarit të tij, thotë se ‘gabime mund të ndodhin’.

/GazetaBlic Sport/