Sporti

Investitorët amerikanë të interesuar që ta blejnë Napolin e Rrahmanit

03/11/2022 12:29
nga:Mergim Rreci

Sipas La Gazzetta dello Sport, investitorët amerikanë janë të interesuar të blejnë Napolin, por Aurelio De Laurentiis e vlerëson klubin në 700 milionë euro.

Napoletanët kanë marrë rezultate të qëndrueshme gjatë pronësisë së biznesmenit italian, duke u rikthyer në Serie A pas falimentimit të klubit dhe duke u bërë një nga pretendentët kryesorë për titullin e Serie A, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Napoli tani ka tërhequr interes nga investitorët amerikanë.

Megjithatë, De Laurentiis ende nuk ka vendosur nëse do ta shesë klubin. Ai e vlerëson Napolin në 700 milionë euro.

Presidenti i Napolit do të marrë një vendim në muajt e ardhshëm, duke pasur parasysh se, për të respektuar rregullat federale, familja e tij duhet të shesë Barin (Seria B) ose Napolin deri në vitin 2024.

/GazetaBlic Sport/