Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, foli për përshkallëzimin e mundshëm të situatës në Ukrainë, pasi NATO, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, i ofroi mbështetjen e saj Ukrainës në luftën me Rusinë.
Trump tha se amerikanët “duhet të kenë frikë, sepse ne kemi njerëz të paaftë në krye të vendit tonë”.
Duke pranuar se Rusia është me të vërtetë një fuqi bërthamore, Trump u kujtoi dëgjuesve, në një emision radiofonik, se Amerika ka aftësi të ngjashme që do të parandalonin agresionin e Moskës.
Megjithatë, ai pranoi se ka gjasa për fillimin e një lufte bërthamore, duke pasur parasysh tendosjet aktuale.


