Lajme

Gjykata merr vendim për katër zyrtarët e Telekomit që dyshohen për korrupsion

03/11/2022 09:55
nga:N M

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji për katër zyrtarët e Telekomit të Kosovës, K.J., F.J., M.P. dhe Sh.Sh., të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga gjykata e lartpërmendur, ku thuhet se është refuzuar si e pabazuar kërkesa e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas njoftimit, masa e arrestit shtëpiak kundër të pandehurve do të llogaritet deri më 9 prill 2022.

Në fund, bëhet e ditur se kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Ndryshe, më 9 mars “Betimi për Drejtësi” ka raportuar për arrestimin e katër të dyshuarve për korrupsion.

Edi Rama formon një bord për të kontrolluar çmimet e karburanteve