Lajme

16 vjet nga vdekja e Kasapit të Ballkanit

03/11/2022 09:50
nga:Astrit Gashi

Sot janë bërë 16 vjet nga vdekja e Sllobodan Millosheviqit, ish-president i Serbisë dhe i ish-Jugosllavisë.

Millosheviq që ndryshe njihet edhe si “Kasapi i Ballkanit”, vdiq në një qeli të Tribunalit të Hagës, pa e pritur përfundimin e gjykimit ku ngarkohej me akuzave më të rënda, duke përfshirë akuzat për krime lufte dhe gjenocid.

Ironikisht, vdekja Millosheviqin e shpëtoi nga vuajtja e dënimit për veprat që rëndonin mbi të.

Ai ishte bashkëthemelues i Partisë Socialiste të Serbisë, e cila edhe sot është në pushtet.

Me të marr pushtetin, “ai kishte bërë reforma për ndryshime kushtetuese të cilat reduktonin autonominë e provincave, çfarë ishte Kosova.
Krimet kundër njerëzimit nga regjimi i Millosheviqit cilësohen si më të rëndat qysh nga ato të nazizmit gjerman.

Vetëm në Srebrenicë të Bosnjës janë vrarë më së tetë mijë veta, në atë që tani njihet si masakra e Srebrenicës.

Krime të ngjashme ushtria serbe nën urdhrat e Millosheviqit ka kryer edhe në Kosovë derisa rezistenca e armatosur shqiptare dhe më pas bombardimet e aleancës ushtarake perëndimore e ndaluan.

Sllobodan Millosheviq u arrestua më 1 prill 2001.

Ai u transferua për gjykim në Tribunalin e Hagës. Vdiq pa u dënuar,mw 11 mars 2006, gjykimi po vazhdonte.

Millosheviqi u akuzua për krime kundër njerëzimit për operacionet e ushtrisë jugosllave në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë.

Vetëm në Kosovë regjimi i udhëhequr nga Millosheviq ka shpërngulur afër një milionë shqiptarë, duke i dëbuar nga shtëpitë e tyre.

Pos të dëbuarve janë vrarë edhe 13 mijë persona, shumica civilë, kurse të zhdukur kanë qenë 5 mijë njerëz, shumica prej tyre janë gjetur, por vazhdojnë të jenë më shumë se 1 mijë persona ende të pagjetur.