Sporti

Barcelona nuk mund ta mposht Galatasarayn, ndeshja mbyllet baraz

03/10/2022 23:00
nga:L J

Është mbyllur pa fitues ndeshja e parë mes Barcelonës dhe Galatasaray.

Barcelona nuk ka arritur më shumë sesa një barazim pa gola në ‘Camp Nou’, përballë skuadrës së Galatasaray, në ndeshjen e vlefshme për Europa League (1/8 e finales).

Katalanët kishin iniciativën, por skuadra turke ishte mirë e pozicionuar taktikisht dhe lejuan fare pak hapësira për vendasit.

Barcelona pati mundësinë më të mirë me anë të Frenkie de Jong në pjesën e dytë, por holandezi ishte i pafat me topin që përfundoi në shtyllë.

Galatasaray në anën tjetër gjetën një herë golin me anë të Gomis, por sulmuesi ishte në pozitë jashtë loje paraprakisht.

Për biletën që dërgon tutje, Barcelona dhe Galatasaray do të përcaktojnë gjithçka në Stamboll, në ndeshjen e kthimit pas një jave.