Sporti

U futën në dhomat e zhveshjes dhe u ankuan në referim, UEFA merr vendim për Nasser Al-Khelaifi dhe Leonardon

03/10/2022 19:16
nga:L J

UEFA ka hapur një “rast disiplinor” ndaj drejtuesve të PSG-së për sjelljen e tyre pas humbjes në Madrid ndaj Realit (1-3) të mërkurën.

Fundi me ‘trazira’ i ndeshjes, të mërkurën në mbrëmje, me disfatën e skuadrës parisiene në Madrid sigurisht që do të ketë pasoja për klubin e PSG. Siç na konfirmoi UEFA, “është hapur një rast disiplinor kundër Nasser Al-Khelaifi dhe Leonardo dhe në përgjithësi kundër klubit parisien, përcjell GazetaBlic Sport.

Të dy drejtuesit ishin të nervozuar në fund të takimit dhe u ankuan ashpër për referimin. Rregullorja disiplinore e UEFA-s parashikon (neni 11) sanksione për ata që shkelin “Parimet e Përgjithshme të Sjelljes”.

Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e PSG’së u futën në dhomat e zhveshjes dhe u ankuan tek gjyqtarët, gjë që është e ndalueshme.

/GazetaBlic Sport