Lajme

SBASHK-u e Qeveria ‘prishen’ për pak – Nuk merren vesh për 36 euro për pagën minimale

03/10/2022 16:35
nga:Q R

Sekretari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, deklaron se dështimi i miratimit të pagës minimale ka ardhur si rezultat i mos darkordimit për pagën minimale.

Ai në një prononcim për ‘Gazeta Blic’, thotë se Qeveria nuk e ka votuar propozimin e tyre që paga minimale të jetë 300 euro, andaj edhe këta të fundit nuk e kanë votuar propozimin e qeverisë që paga të jetë 264 euro.

“Qeveria e Kosovës nuk e ka votuar propozimin tonë që paga minimale të jetë së paku 300 euro edhe ne se kemi votuar propozimin e qeverisë që paga minimale te jetë 264 euro. Me rritjen e çmimeve duhet edhe paga minimale të jetë në nivelin e duhur”, deklaron Ymeri.

Edhe Blerim Syla nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës,  vlerëson se dështimi i miratimit të pagës minimale ka ardhur si rezultat i propozimit të ulët të qeverisë prej 264 euro.

Syla për ‘Gazeta Blic’, thotë se paga minimale duhet me qenë hiç më pak se 400 euro, derisa ministrin e financave Hekuran Murati e konsideron të papjekur.

“Ministri i financave si gjithmon i papjekur, konsideroj që s’ka koment këtu, paga minimale duhet me qenë konform shportës, kështu  është në krejt botën, sepse shporta po shtrenjëtohet, andaj ata dueht me u ulë me mendu e konstatu. Minimumi duhet me qenë 400 euro”, deklaron Syla.

Sot me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook, Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se Këshilli Ekonomik Social nuk e ka miratuar pagën minimale prej 264 euro.

Murati tha se miratimi i këtij propozimi ka dështuar për shkak të mos mbështetjes nga sindikata.

Postimi i plotë:

Sapo përfunduam takimin e Këshillit Ekonomik Social ku pikë e rendit të ditës ishte miratimi i propozimit për pagën minimale.
Përllogaritja sipas udhëzimit administrativ që u prezantua para KES ishte 240.2 euro/muaj.
Megjithatë, ne si qeveri propozuam që paga minimale të jetë 264 euro/muaj, apo 1.5 euro/orë, që është në vijë edhe me premtimet tona për pagë minimale dhe për lirimin e saj nga tatimi.
Megjithatë, propozimi nuk morri votat e nevojshme sepse përfaqësuesit e sindikatave nuk e mbështetën.
Kundërshtimi nga ana e sindikatave nuk ka kuptim dhe nuk mund të shpjegohet meqenëse asnjë nga punëtorët që ata përfaqësojnë nuk preket nga paga minimale, për shkak se pagat e tyre janë dukshëm mbi nivelin e pagës minimale.
Krejt çka arrihet me këtë mos-votim është se punëtorët e sektorit privat do të vazhdojnë ta kenë pagën minimale 170 euro.

 

Kryesindikalisti i Shëndetësisë, Syla: Ministri i financave si gjithmonë i papjekur, paga minimale hiç më pak se 400 euro

 

Sindikatat rrëzojnë propozimin e Qeverisë për pagën minimale – Hekuran Murati reagon ashpër