Lajme

Kryesindikalisti i Shëndetësisë, Syla: Ministri i financave si gjithmonë i papjekur, paga minimale hiç më pak se 400 euro

03/10/2022 16:17
nga:Q R

Blerim Syla  nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës,  vlerëson se dështimi i miratimit të pagës minimale ka ardhur si rezultat i propozimit të ulët të qeverisë prej 264 euro, shkruan Gazeta Blic.

Syla për ‘Gazeta Blic’, thotë se paga minimale duhet me qenë hiç më pak se 400 euro, derisa ministrin e financave Hekuran Murati e konsideron të papjekur.

“Ministri i financave si gjithmon i papjekur, konsideroj që s’ka koment këtu, paga minimale duhet me qenë konform shportës, kështu  është në krejt botën, sepse shporta po shtrenjëtohet, andaj ata dueht me u ulë me mendu e konstatu. Minimumi duhet me qenë 400 euro”, deklaron Syla.

Sot me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook, Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se Këshilli Ekonomik Social nuk e ka miratuar pagën minimale prej 264 euro.

Murati tha se miratimi i këtij propozimi ka dështuar për shkak të mos mbështetjes nga sindikata.

Postimi i plotë:

Sapo përfunduam takimin e Këshillit Ekonomik Social ku pikë e rendit të ditës ishte miratimi i propozimit për pagën minimale.
Përllogaritja sipas udhëzimit administrativ që u prezantua para KES ishte 240.2 euro/muaj.
Megjithatë, ne si qeveri propozuam që paga minimale të jetë 264 euro/muaj, apo 1.5 euro/orë, që është në vijë edhe me premtimet tona për pagë minimale dhe për lirimin e saj nga tatimi.
Megjithatë, propozimi nuk morri votat e nevojshme sepse përfaqësuesit e sindikatave nuk e mbështetën.
Kundërshtimi nga ana e sindikatave nuk ka kuptim dhe nuk mund të shpjegohet meqenëse asnjë nga punëtorët që ata përfaqësojnë nuk preket nga paga minimale, për shkak se pagat e tyre janë dukshëm mbi nivelin e pagës minimale.
Krejt çka arrihet me këtë mos-votim është se punëtorët e sektorit privat do të vazhdojnë ta kenë pagën minimale 170 euro.

Sindikatat rrëzojnë propozimin e Qeverisë për pagën minimale – Hekuran Murati reagon ashpër