Zëvendës-presidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, ka zbuluar sot se sistemet raketore amerikane “Patriot” kanë arritur tashmë në Poloni.
“Dy sisteme raketore “Patriot” tashmë kanë mbërritur në Poloni”, tha Harris, gjatë vizitës së saj zyrtare në Varshavë.
Në konferencën e tyre të përbashkët për shtyp, presidenti polak Andrzej Duda u shpreh se Harris “po demonstron angazhim vendimtar dhe përkushtim të Shteteve të Bashkuara ndaj krahut lindor dhe NATO-s në tërësi”.
Duda garantoi se autoritetet polake qëndrojnë me Ukrainën dhe do të përpiqen të bëjnë më të mirën “për t’u siguruar që Ukraina të jetë në gjendje të mbrohet”.


