Sporti

Gjilani shkon në pushim me avantazh minimal ndaj Dritës

03/10/2022 13:52
nga:E K

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të sotme të Superligës së Kosovës.

Llapi dhe Drenica kanë luajtur baras (1-1) në pjesën e parë, kurse Gjilani ka shkuar në epërsi minimalisht ndaj Dritës në derbin e qytetit të Gjilanit, shkruan GazetaBlic Sport.

Llapi fillimisht doli në epërsi me golin e Netos në minutën e 3’të të takimt, kurse autogoli i Peposhit i mundësoi Drenicës të barazoi rezultatin në minutën e 10’të të takimit.

Në derbin e Gjilanit u shënua vetëm një gol. Djemtë e Ismet Munishit shkuan në avantazh prej 0-1 falë golit të Shend Kelmendit në minutën e 20’të të takimit.

Atmosfera në tribuna ishte e jashtëzakonshme, Skifterat dhe Intelektualët patën rivalitet në stadium.

/GazetaBlic Sport/