Zyrtar i lartë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Muharrem Nitaj ka reaguar për ngritjen e çmimeve elementare, me theks të veçantë për ngritjen e një litre vaji deri në 3,5 euro, raporton Gazeta Blic.
Ai ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se “se nuk po ndërmerr asgjë” karshi paralajmërimeve për krizë të mundshme të produkteve bazike në vend.
Reagimi i tij:
Kur katundi digjet e plaka krihet
1.
E kuptoj që rritja e çmimeve është pasojë e ngritjes në nivel global, po nuk e kuptoj komoditetin e qeverisë së këtij vendi përballë kësaj situate të papërballueshme.
2.
E di që Kosova nuk i plotëson as 30 për qind të nevojave me grurë, por rrënqethem nga mashtrimi se Kosova nuk varet nga importi prej Serbisë për grurë, kur mbi 70 për qind e grurit importohet nga Serbia.
3.
Gjithë dynjaja është në ethe për mungesë të bukës, e ky zotnia i pushtetit thotë kthene miellin në furrë!
4.
Ekpertët po paralajmërojnë krizë të furnizimit me grurë, dhe po kërkojnë masa urgjente se prej ku të importohet buka, e ai thotë mos u shqetësoni se ka miell boll në treg.
5. Për vajin që paska shkuar në 3.5 euro për litër, nuk paska folur hala. Kush e di çfarë margaritari do të nxjerr nga goja!


