Trajneri i Paris Saint Germain mund të shkarkohet nga detyra e tij.
Humbja ndaj Real Madridit në 1/16 e Ligës së Kampionëve, mund t`i kushtojë me largimin nga stoli trajnerit Pochettino.
Pasi u eliminua nga gara më prestigjioze e futbollit, ai mund të shkarkohet pasi nuk arriti të përmbush objektivat e parisienëve.
Drejtuesit e Paris Saint Germain nuk janë të kënaqur me punën që ai ka bërë veçanërisht ndaj Real Madridit dhe me shumë gjasë koha e tij në Paris është afër fundit.
Pochettino mund të kalojë te Manchester United, pasi ata e duan argjentinasin në stolin e tyre.


