Sporti

Nuk i pasoi topin, momenti kur Messi shpërtheu ndaj Verrattit

03/10/2022 09:09
nga:Mergim Rreci

Leo Messi përjetoi një tjetër humbje të madhe mbrëmë ndaj Real Madridit.

Argjentinasi u pa shumë i zhgënjyer nga rezultati në fund të ndeshjes, por ai ishte edhe i nervozuar gjatë rrjedhës së saj, shkruan GazetaBlic Sport.

Në një moment në në fundin e pjesës së parë shihet qartë se Verratti nuk i pason kur argjentinasi ndodhej në pozicionin ideal për të shënuar.

I gjithë irritimi shkoi me mesfushorin e PSG që nuk besoi te këmbët e Messit por kërkoi kombinimin më të vështirë.