Sporti

Mediumet spanjolle” “Shpërthen” presidenti i PSG’së, futet në zhveshtore dhe kërkon ballafaqimin me gjyqtarët

03/09/2022 23:43
nga:L J

Presidenti i PSG’së, Al-Khealifi nuk ishte aspak i kënaqur me humbjen e sotme të ekipit të tij nga Real Madridi me rezultatin 3-1 dhe njëkohësisht eliminimin nga Liga e Kampionëve.

Sipas mediumeve spanjolle, ai u largua menjëherë nga zona VIP dhe shkoi tek zhveshtoret për të kërkuar gjyqtarët, që sipas tij ishin fajtorët, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nasser Al-Khelaïfi u largua nga vendi ku ishte duke e shikuar lojën duke bërtitur. Ai zbriti në dhomën e zhveshjes për të kërkuar gjyqtarët të cilëve iu bërtiti”, shkruan mediumi spanjoll, Movistar.

/GazetaBlic Sport