Sporti

U dërgua me urgjencë në spital pas lëndimit, bashkëlojtari i Ibrahimit: Jam me të, ai është mirë

03/09/2022 16:43
nga:L J

Futbollisti i Malishevës, Labinot Ibrahimi sot ka pësuar një lëndim të rëndë në ballafaqimin ndaj Ballkanit në Superligën e Kosovës.

Pas lëndimit që ai pësoi, loja u ndal për disa minuta dhe Ibrahimi u dërgua me urgjencë në spital për të marrë trajtimin e duhur, shkruan GazetaBlic Sport.

Futbollisti i Malishevës, Fidan Gërbeshi menjëherë pas takimit ka shkuar në spital, ku po qëndron Labinot Ibrahimi, për të ditur më shumë në lidhje me gjendjen e bashkëlojtarit të tij.

Gërbeshi ka theksuar se gjendja e Ibrahimit është e mirë tani.

“Jam me të, ai është mirë tani”, tha shkurtimisht Fidan Gërbeshi për ‘GazetaBlic Sport’.

Vlen të potencohet se skuadra e Malishevës ka fituar ndaj Ballkanit sot me rezultatin 2-0, me golat e Mërgim Pefqelit dhe Arbër Pirës.

/GazetaBlic Sport