Lajme

SHBA: Ka ardhur koha të përdorim rezervat e naftës

03/09/2022 14:49
nga:Donika Fetahu

Zëvendës këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së Daleep Singh u bëri thirrje prodhuesve të naftës që të rrisin furnizimin ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të sanksionojnë Rusinë për pushtimin e Ukrainës, duke thënë se ka ardhur koha për të përdorur rezervat, shkruan CNN.

“Ne kërkojmë të rrisin furnizimin me naftë në të gjithë botën dhe sigurisht këtë gjë e kemi kërkuar edhe nga prodhuesit si Arabia Saudite, e cila prodhon rreth 3 deri në 4 milionë fuçi në ditë rezerva.

Ka 1.5 miliardë nga këto rezerva në mbarë botën, ka ardhur koha ti përdorim,” përfundoi Singh.