Lajme

Hyn në fuqi çmimorja e re e autobusëve: Mitrovicë – Vushtrri – Prishtinë

03/09/2022 07:29
nga:Donika Fetahu

Nga sot do të hyjë në fuqi çmimorja e re për qytetarëg të cilët do të udhëtojnë me autobus në relacionet Mitrovicë – Vushtrri – Prishtinë dhe anasjelltas.

Çmimi për një biletë autobusi nga Mitrovica në Prishtinë do të jetë 1 euro e 80 cent ndërsa për studenta 1.5.

Për të ardhur nga Vushtrria në Prishtinë do të kushtojë 1.20, për studenta 1.00 euro.

Më poshtë mund ta shihni çmimoren e plotë të vendosur nga Kryesia e Shoqatës së Autobusëve të regjionit Mitrovicë.