Sporti

Inzaghi: Luajtëm shumë mirë ndaj skuadrës më të mirë në Evropë

03/08/2022 23:53
nga:L J

Simone Inzaghi pranon se Interi largohet nga Liga e Kampionëve me ‘keqardhje’ pasi mundi Liverpoolin në Anfield.

Skuadra e Liverpoolit ka humbur ndaj Interit në “Anfield” në ndeshjen e kthimit në kuadër të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, por ka kaluar tutje në çerekfinale, pas rezultatit final të përgjithshëm 2:1, përcjell GazetaBlic Sport.

“Sigurisht që ka keqardhje të mëdha, pasi ne donim të kalonim tutje me të gjitha forcat tona, ishim përballë Liverpool-it, i cili së bashku me Manchester Cityn dhe Bayern Munichun janë ekipi më i mirë në Evropë për momentin, dhe ne i luftuam ata”, tha Inzaghi për Sky Sport Italia.

“Ne ndoshta po paguajmë çmimin për 15 minutat e fundit të ndeshjes së parë, sepse mendoj se kemi pasur dy ndeshje shumë të mira kundër një kundërshtari të shkëlqyer”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport