Mohamed Salah është shprehur i lumtur që skuadra e tij, Liverpooli është kualifikuar tutje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pavarësisht se ka humbur sot ndaj Interit 0:1.
Skuadra e Liverpoolit ka humbur ndaj Interit në “Anfield” në ndeshjen e kthimit në kuadër të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, por ka kaluar tutje në çerekfinale, pas rezultatit të përgjithshëm final 2:1, përcjell GazetaBlic Sport.
“Gjëja më e rëndësishme është që ne jemi kualifikuar”, tha fillimisht Salah për mediumet angleze.
“Kjo është një lojë e mirë për të mësuar, është gjithmonë e rëndësishme të fitosh, por ndonjëherë humbisni shanset, mund të ndodhë. E mira është që nuk erdhi humbja në ligë dhe ne jemi kualifikuar tutje”
“Të gjithë duan të fitojnë Champions League dhe Premier League. Ne do të luftojmë për të dyja. Do të shohim”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


