Mediat spanjolle raportuan javën e kaluar se drejtuesit e Barcelonës, të vetëdijshëm për situatën e vështirë financiare në të cilën ndodhen dhe nga e cila kërkojnë një rrugëdalje, vendosën të sjellin falas deri në katër mbrojtës për të zgjidhur problemet në vijën e pasme.
Bëhet fjalë për mbrojtësit Noussair Mazraoui nga Ajax dhe Jose Gaya nga Valencia dhe Anders Christensen dhe Cesar Azpilicueta nga Chelsea. Disa gjëra kanë lëvizur për këtë çështje.
Sipas Marca, Christensen ka rënë dakord për gjithçka me Barcelonën dhe do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me ta, dhe sipas Fabrizio Romano, Barça ka nisur kontaktet edhe me Mazraoui.
Përfaqësuesit e klubit kanë biseduar me agjentin e tij Mina Raiola në dhjetor të vitit të kaluar dhe tani gjithçka ka arritur në fazën e ofertës së parë.
Sipas Transfermarkt, Mazraoui, kap vlerën e 20 milionë eurove dhe në Barcelonë, nëse negociatat do të kenë sukses, transferimi do të jetë pa pagesë pas skadimit të kontratës me gjigantin holandez.
Për të janë të interesuar edhe Borussia Dortmund dhe Milan.
/GazetaBlic Sport


