BKT Superliga e Kosovës në futboll vazhdon këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së 24-të.
Këtë xhiro ndeshjet do të zhvillohen të mërkurën dhe të enjten.
Një duel shumë interesant pritet të jetë ai në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë mes Llapit dhe Drenicës.
Skuadra e Tahir Batatinës ka shkëlqyer në edicioni pranveror, por që në ndeshjen e fundit u mposht nga skuadra e Ballkanit.
Futbollisti i kësaj skuadre, Kastriot Selmani ka folur për ‘GazetaBlic Sport’ para këtij takimi, duke u shprehur shumë optimist për rezultat pozitiv.
“Ne jemi duke e përgatitur maksimalisht edhe pse është një ndeshje shumë e vështirë, pasi Drenica ka një super skuadër por do të bëjmë maksimumin që të dalim me 3 pikë nga ky takim“, tha ai.
Selmani ka shënuar tri gola dhe gjashtë asistime deri më tash në këtë edicion.

/GazetaBlic Sport/


