Sot zhvillohen dy ndeshjet kthyese në Ligën e Kampionëve.
Liverpool – Inter dhe Bayern Munich – Salzburg, janë dy takimet shumë interesante që do të zhvillohen sot, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshje shumë e rivalizuar pritet të jetë ajo në Gjermani, atje ku Bayern Munich kërkon kalimin tutje ndaj skuadrës austriake, Salzburg.
Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 1 me 1 dhe të dy skuadrat do të tentojnë që sonte të marrin biletën për raundin tjetër.
Bayern Munich ka fituar të gjitha pesë takimet e tyre kundër klubeve austriake në shtëpi dhe kjo është një përparësi e madhe për të drejtuarit e Nageslmann.
Ky takim zhvillohet në ora 21:00.
/GazetaBlic Sport/


