Lajme

BE miraton sanksionet e reja kundër Rusisë dhe Bjellorusisë

03/08/2022 11:47
nga:Donika Fetahu

Komisioni Europian ka përgatitur një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë dhe Bjellorusisë që do të godasë oligarkë dhe politikanë të tjerë rusë, si dhe tre banka bjelloruse, shkruan The Guardian

Sipas burimeve, 3 bankat bjelloruse do të përjashtohen nga sistemi bankar SWIFT.

Paketa e re përfshin ndalimin e eksporteve të teknologjisë detare nga BE-ja në Rusi dhe do të përfshijë udhëzime për monitorimin e kriptomonedhave për të parandaluar përdorimin e tyre.