Sir Alex Ferguson në shënjestër të disa tifozëve të Manchester City jashtë Etihad. Skuadra e Pep Guardiolas fitoi 4-1 ndaj rivalëve të United. ‘Qytetarët’ ruajnë kryesimin e Premier League, ndërsa “Djajtë e Kuq” janë në vendin e pestë dhe larg sfidës për titull. Në stadium ishte edhe Sir Alex Ferguson, ish-trajneri i United.
80-vjeçari u vu në shënjestër të disa tifozëve të Cityt teksa po largohej nga stadiumi. Njëri në veçanti vendosi ta shqetësonte. Një burrë, teksa skocezi po merrej nga sigurimi, filloi të bërtiste: “Kurrë në jetën time!” Ish-trajneri e përdori një herë këtë frazë kur u pyet nëse City do të ishte në gjendje të kryesonte Unitedin në renditje.Por tifozët filluan të këndonin edhe korin “City, City, City”. 80-vjeçari zgjodhi të mos përgjigjej dhe u largua. Këto momente janë marrë me smartphone nga disa persona të pranishëm dhe më pas videot janë shfaqur në ueb.
Shumë përdorues në rrjetet sociale komentuan imazhet, duke i gjykuar veprimet e tifozëve të Cityt si tepër mosrespektuese: “Të neveritshme… është një person i moshuar”, shkruan dikush. Dhe një tjetër shton: “Ngacmimi i një të moshuari, sjellje e pahijshme”. Një i tretë tha: “Pse dikush do të mendonte ndonjëherë se kjo është qesharake ose e përshtatshme, rivalët ose jo nuk duhet ta bëjnë kurrë këtë.” Ndërsa dikush bënte shaka: “Ky është një njeri që trembi zyrtarët e ndeshjes, ai mund ta përballojë atë”.
Sir Alex Ferguson leaving the Etihad this evening… pic.twitter.com/TnrQuGs7KH
— Away Day Bible (@AwayDayBible) March 6, 2022
dosja.al/


