Lajme

Biden, Johnson, Macron dhe Scholz, në videokonferencë për Ukrainën

03/07/2022 20:48
nga:Q R

Presidenti amerikan, Joe Biden, së bashku me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin britanik, Boris Johnson, ka zhvilluar një takim online përmes një videokonference, për të folur mbi zhvillimet e fundit në Ukrainë.

Thirrja me video është zhvilluar në një kanal të sigurt të Washington-it, për të evituar ndërhyrjen kibernetike.

Nga sa është raportuar deri tani nga vetë administratat e katër vendeve, fokusi i takimit, ka qenë të forcojnë mbështetjen ndaj Ukrainës dhe përkushtimin ndaj kauzës së Kievit.

Masat kundër Kremlinit, janë biseduar po ashtu, duke pasur paralajmërime edhe për sanksione të shtuara.

Ata nënvizuan të gjithë se duhet të kontribuojnë për të vijuar me asistencën ekonomike, humanitare dhe sigurinë e Ukrainës.

Angazhimet për dialog nga palët nuk janë lënë pas dore dhe do të vendoset se di procedohet me to. /Albanianpost.com

Gabriel Escobar: Të dyfishohen përpjekjet për të arritur marrëveshje kompromisi në mes të Kosovës dhe të Serbisë