Sporti

Mediumet franceze: Mbappe do të luajë nga minuta e parë ndaj Real Madridit

03/07/2022 17:58
nga:L J

Mori një goditje në këmbën e majtë këtë të hënë në mëngjes në stërvitje, por Kylian Mbappe duket se ështënë gjendje të mbajë vendin e tij të titullarit kundër Real Madridit të mërkurën në Ligën e Kampionëve, raporton L’Equipe.

Më shumë frikë se sa dëmtim për Kylian Mbappe padyshim, përcjell GazetaBlic Sport.

Siç njoftoi faqja e L’Equipe, nuk u vërejt asnjë dëmtim i rëndë. Bëhet fjalë për një goditje, për të cilën po punon stafi mjekësor i PSG-së.

Me rëndësi, Mbappe do të luajë këtë të mërkurë, në Madrid, në fazën eliminatore të Champions League.

/GazetaBlic Sport