Derbi i madh kosovar mes Dritës dhe Gjilanit do të zhvillohet të enjtën.
Drita dhe Gjilani takohen të enjtën me fillim nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan, në kuadër të xhiros së 24’të të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan GazetaBlic Sport.
Kapiteni i Dritës, Ardian Limani ka shkruar në Facebook para pak çasteve, ku ka kërkuar ndihmën e tifozëve për këtë duel.
“Bashkë jemi më të fortë! Ta kthejmë krenarinë së bashku! Më shumë se kurrë kemi nevojë për ju! Intelektualët”, shkruan Limani në rrjetin e tij social, Facebook.
/GazetaBlic Sport


