Sporti

VIDEO/ Momenti kur Kylian Mbappe mbeti i lënduar në stërvitjet e PSG’së

03/07/2022 17:11
nga:L J

Një lajm aspak i mirë vjen për PSG para ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Sulmuesi kyç i ekipit, Kylian Mbappe ka marrë një goditje në stërvitjen e sotme dhe duket që është dëmtuar, përcjell GazetaBlic Sport.

Në një duel me mesfushorin, Gueye – sulmuesi i PSG’së, Kylian Mbappe pësoi një dëmtim në këmbë dhe tani duket në dyshim për ndeshjen e së mërkurës.

Real Madrid mirëpret PSG’në në “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 21:00, në kuadër të ndeshjes së kthimit.

Takimi i parë u mbyll me rezultatin 1-0 për parisienët, pikërisht me golin e Kylian Mbappe.

Ja pamjet e lëndimit të Mbappes: