Sporti

Dy yjet e Interit që mund të mungojnë nesër ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve

03/07/2022 17:04
nga:L J

Interi hyn në ndeshjen e tyre kundër Liverpoolit pas një fitoreje 5-0 ndaj Salernitana në Serie A.

Tashmë, Interin e pret një ndeshje e vështirë në “Anfield” ndaj Liverpoolit. Italianët mund të udhëtojnë pa dy lojtarë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.

Nicolo Barella mbetet i suspenduar nga ndeshja e parë. Emri tjetër, Ivan Perisic, i cili u pushua në fundjavë me lodhje të muskujve dhe mund të mbetet sërish jashtë.

Çfarëdo skuadre që do të nxjerrë Simone Inzaghi, do të jetë një provë e madhe pasi janë në disavantazh 2-0 nga ndeshja e parë.

/GazetaBlic Sport