Lajme

SBASHK-u në ditën e Mësuesit – Kërkesat tona t’i realizojmë me dialog, por po përgatitemi edhe për veprime sindikale

03/07/2022 11:19
nga:N M

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka uruar të gjithë mësimdhënësit për ditën e Mësuesit 7 marsit, raporton Gazeta Blic.

Ata përmes një komunikatë kanë përmendur ndër të tjera edhe kërkesat që ka kjo sindikatë dukë thënë se janë për dialog me Qeverinë për zgjidhjet e problemit të tyre, por SBASHK nuk ka përjashtuar edhe veprimet sindikale që siç i kanë përmendur edhe më herët me bllokim të procesit në sistemin arsimor.

Komunikata e plotë:

SBASHK- Pishtarë të dijes urime dita e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe
Sa herë vjen marsi mësuesit e nxënësit lartësojnë kujtimin për Epopenë e lavdishme
të UÇK -së dhe për komandantin legjendar Adem Jashari dhe gjithë dëshmorët e kombit që i
ndërruan kahjen historisë dhe u bën gurëthemel të lirisë së Kosovës. Kujtojmë me krenari
mësuesin e dëshmorin Shaban Jashari dhe pishtarët e dijes, që nëpër dekada e shekuj mbrojtën
rrezet e dritës kundër errësirës. Këtë vit kudo në komunat e Kosovës dhe në institucionet e
arsimit lartësimi i kujtimit për pishtarët e dijes dhe ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve nga
SBASHK për të pensionuarit u shoqërua edhe me momente të dhembjes duke përmendur në
shenjë nderimi emrat e kolegeve e kolegëve tanë, që Covidi duke u bërë mik i ngushtë me
vdekjen, na i rrëmbeu nga mesi ynë duke ua ndalur angazhimin në misionin e tyre të shenjtë për
arsimimin e edukimin e brezave, por i përjetshëm do të jetë kujtimi për ta.
Punëtorë të nderuar të arsimit ju bashkë me nxënësit do të vazhdoni betejën për dije e
njohuri të reja, ndërsa SBASHK do të vazhdojë me përkushtimin në prezantimin dhe realizimin
e kërkesave tuaja. Urojmë që kjo datë e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe dhe kontributi i
madh i pishtarëve të dijes nëpër vite e dekada në shërbim të kombit e atdheut të jetë shtytje
shtesë për institucionet që të bëjnë angazhim konkretet në plotësimin e kërkesave tuaja, që i
kemi bërë publike. SBASHK edhe në këtë ditë feste kujton institucionet se vazhdojmë
angazhimet që kërkesat t’i realizojmë me dialog, por po përgatitemi edhe për veprime sindikale.
Bashkë në SBASHK në rrugëtimin tonë drejt arritjeve të reja. Gëzuar dita e mësuesit dhe e
shkollës shqipe.
Prishtinë, 7 mars 2022,
Zyra për informim e SBASHK-ut

Kurti tregon se sa para janë mbledhur deri tani për Fondin e Sigurisë