Lajme

PS fiton Bashkinë e Rrogozhinës

03/07/2022 09:23
nga:Donika Fetahu

Edison Memolla, kandidati i Partisë Socialiste, fitoi garën për të drejtuar Bashkinë e Rrogozhinës.

Në zgjedhjet e pjesshme në Shqipëri, Memolla mori 5438 vota, duke lënë pas dy rivalët, Ferdinand Saraçi nga PD, me 1966 vota, dhe Hekuran Xhani, nga koalicioni Shtëpia e Lirisë, me 1550 vota.

Rrogozhina bëhet bashkia e dytë që socialistët fitojnë në këto zgjedhje, pas Vorës.