Eroll Salihu, ish sekretari i FFK’së ka dhënë një deklaratë të fuqishme sot në lidhje me organizimin dhe funksionimin e institucionit më të madh të futbollit kosovar.
Sipas Salihut, në Federatën e Futbollit të Kosovës, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv janë njerëz shumë të mirë – por përgjegjësinë e kanë zero, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai gjithashtu thekson se ata bëjnë çka i thotë Agim Ademi.
“Në Komitet Ekzekutiv veç e çojnë dorën, çka t’ju thotë Agimi edhe hajt. Ata janë njerëz të mirë – por përgjegjësinë e kanë zero”, tha Eroll Salihu në Sporti në KTV.
/GazetaBlic Sport


