Skuadra e Ballkanit ka fituar sot derbin ndaj Llapit me rezultatin minimal 1:0, me golin e Ermal Krasniqit në minutën e 74’të të ndeshjes.
Pas përfundimit të derbit, KF Llapit i doli edhe një problem aspak i pritur, shkruan GazetaBlic Sport.
Autobusi i klubit të KF Llapit është sulmuar me gurë nga një tifoz – i cili menjëherë është kapur nga Policia e Kosovës dhe është arrestuar.
GazetaBlic Sport merr vesh se asnjë anëtar i klubit të Llapit nuk është lënduar nga ky sulm që iu erdhi pas ndeshjes.
Kujtojmë se këto dy skuadra ka kohë që kanë rivalitet mes vete…



