Lajme

Zelenksyy zbulon planin e sulmeve ruse, ja se cilin qytet është në radhë

03/06/2022 14:26
nga:Donika Fetahu

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se raketat ruse kanë goditur dhe shkatërruar plotësisht aeroportin rajonal të Vinnytsia.

Vinnytsia është një qytet i vendosur në Ukrainën perëndimore-qendrore dhe ndodhet rreth 160 milje në jugperëndim të kryeqytetit ukrainas, Kiev, shkruan Skynews.

Poashtu në një adresim tjetër përmes një video Zelenskiy ka thënë se forcat ruse po përgatiten ta bombardojnë Odesan, një qytet historik port në bregun e Detit të Zi, raporton The Guardian.