Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke e shqyrtuar dërgimin e avionëve në Poloni, nëse Varshava vendos të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë.
“Nuk mund të flas për një afat kohor, por thjesht mund të them se ne po merremi vazhdimisht me këtë gjë”, ka thënë Blinken gjatë një vizite në Moldavi.
Blinken e vizitoi Moldavinë, pas vizitës zyrtare që pati në Poloni, të shtunën, shkruan AP.


