Lajme

Bombardohen qendrat e kujdesit shëndetsorë në Ukrainë, reagon OBSH-ja

03/06/2022 11:30
nga:Donika Fetahu

Organizata Botërore e Shëndetësisë – OBSH, përmes një njoftimi ka konfirmuar disa sulme në qendrat e kujdesit shëndetësor në Ukrainë.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë të ditur se këto sulme kanë shkaktuar vdekje dhe lëndime të shumta.

“Raportet shtesë janë duke u hetuar”, ka shkruar Tedros në Twitter, por se nuk e ka përmendur Rusinë.

Tutje, ai ka thënë se sulmet ndaj objekteve të kujdesit shëndetësor janë shkelje e Ligjit Ndërkombëtar Humanitar.

“Sulmet ndaj objekteve të kujdesit shëndetësor ose punëtorëve shkelin neutralitetin mjekësor dhe janë shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar”, ka shkruar ai, transmeton lajmi.net.

Deri më tani, OBSH-ja ka konfirmuar gjashtë sulme në objektet e kujdesit shëndetësor.

Kreu i zyrës së OBSH-së në Ukrainë, Jarno Habicht, ka konfirmuar për BBC se sulmet janë kryer në spitale ose ambulance, ndërsa pritet që së shpejti të publikohen edhe detajet e plota.