Lajme

Arrestohet një person në aeroport, pengoi personelin e aeroplanit

03/06/2022 09:12
nga:Donika Fetahu

Një person është arrestuar dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kjo pasi ka kërkuar që të largohet nga aeroplani dhe e ka penguar personelin gjatë kryerjes së detyrës.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.