Lajme

Hoxhaj: Më 5 mars fitoi guximi mbi frikën, fitoi liria mbi okupimin, fitoi Kosova mbi Serbinë!

03/05/2022 09:24
nga:Genita C

Pikërisht më 5 mars bëhen 24 vjet të rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, raporton GazetaBlic.

Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj ka kujtuar 5 marsin e vitit 1998 dhe ditët e Epopesë së UÇK-së.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Hoxhaj u shpreh se me këtë datë , fitoi Kosova mbi Serbinë.

SHKRIMI I PLOTË:

Më 5 mars 1998 fitoi guximi mbi frikën, fitoi liria mbi okupimin, fitoi Kosova mbi Serbinë! Po shënojmë ditët e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në themelet e flijimit të Familjes Jashari, ka lindur liria jonë, ka lindur shteti ynë. Më 5, 6 dhe 7 mars 98′, populli shqiptar u ringrit në këmbë kundër gjenocidit serb në Kosovë.
Lavdi!