Pas takimit me ministrat e jashtëm në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleanca kishte marrë “vendimin e dhimbshëm” për të përjashtuar thirrjet për një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u përgjigj në një deklaratë: “Sot lidershipi i aleancës (Nato) dha dritën jeshile për bombardime të mëtejshme të qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës”.
Rusia ka ndaluar Facebook dhe ka bllokuar aksesin në Tëitter dhe YouTube. Moska thotë se ka ndërmarrë këto veprime pasi qasja në disa llogari të mediave ruse është kufizuar në Facebook.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar një projektligj që dënon përhapjen e informacionit “të rremë” për forcat e armatosura të Rusisë me dënime me burg deri në 15 vjet.