Sporti

Pas përjashtimit nga UEFA, Rusia regjistrohet në Federatën Aziatike për të garuar me Bangladeshin dhe Indinë

03/04/2022 19:22
nga:E K

Rusia u përjashtuar nga UEFA dhe FIFA pas aksionit ushtarak që ka ndërrmarë në Ukrainë.

Rusia ka bërë apelimin në CAS dhe nëse do të marrë përgjigje negative, kanë gati alternativën B. Por për çfarë flitet realisht?

Gazetarët rus tregojnë se Rusia mund të largohet nga struktura e UEFA-s dhe të bashkohet me Federatën Aziatike të Futbollit për të konkurruar me Bangladeshin, Indinë, Uzebekistanin, Palestinën etj.

“Rusia mund të përputhet me futbollin aziatik. Aq më tepër që Rusia nuk ka asnjë rrugë ekonomike përveçse të drejtojë ekonominë e saj drejt Azisë në të ardhmen e afërt”, shkruajnë gazetarët rusë duke iu referuar zhvillimeve të fundit dhe izolimit nga Europa.