Koronavirusi është duke sjellur sërish telashe në Bundesligë të Gjermanisë, pasi tashmë është konfirmuar shtyrja e ndeshjes mes Mainzit dhe Borussia Dortmundit.
Klubi i Mainzit të enjten konfirmoi 19 raste pozitive me koronavirus te skuadra e parë, ku 13’të prej tyre ishin futbollistë.
Pas kësaj, klubi gjerman kishte bërë kërkesë që ndeshja e radhës ndaj Dortmundit të shtyhet.
ℹ️ 19 members of the first team set-up have tested positive for COVID-19. The players who tested negative trained individually this afternoon.#Mainz05 pic.twitter.com/4aWI8Ut0Ly
— Mainz 05 English (@Mainz05en) March 3, 2022
Kjo kërkesë e tyre është mirëkuptuar nga Federata e Futbollit të Gjermanisë dhe klubi i Borussia Dortmundit.
Sot, klubi i Manizit bëri të ditur se kjo ndeshje do të zhvillohet më 16 mars.


