Lajme

Ambasada e SHBA-së në Ukrainë: Është krim lufte të sulmosh një central bërthamor

03/04/2022 15:39
nga:Genita C

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ukrainë e ka cilësuar krim lufte sulmin në centralin bërthamor, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, ambasada amerikane ka thënë se bombardimi i centralit bërthamor më të madh në botë e çon sundimin e Putinit një hap para.

“Ambasada e SHBA në Ukrainë: “Është krim lufte të sulmosh një central bërthamor. Bombardimi i centralit bërthamor më të madh të Evropës nga Putini e çon sundimin e tij të terrorit një hap më tej”, thuhet në postimin e ambasadës.