Pasi Milani shprehu interes për nënshkrimin e Renato Sanches, një ndërkombëtar portugez që luan për Lille, tani ishte radha e Juventusit që t’i bashkohet garës për lojtarin.
Mesfushori portugez 24-vjeçar, sipas gazetës italiane Tuttosport , është në interes të Juventusit dhe agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, tashmë është afruar, përcjell GazetaBlic Sport.
Lojtari mbërriti në Lille në gusht 2019 dhe ka një kontratë me klubin francez deri më 30 qershor 2023, një faktor që mund të ndihmojë dhe të ushtrojë presion në negociatat në merkaton e ardhshme të transferimeve të verës.


