Sporti

Nga fushat e Ligës së Kampionëve tek ato të gjakosura nga lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë

03/04/2022 12:32
nga:Mergim Rreci

Nga fushat e Ligës së Kampionëve tek ato të gjakosura nga lufta e nisur nga Rusia në Ukrainën e saj.

Trajneri i Sherifit, Yuriy Vernydub, i cili u regjistrua në ushtrinë ukrainase disa ditë më parë, i tha BBC-së përvojën e tij në front, përcjell GazetaBlic Sport.

“Mendoj se nuk jam larg konfliktit “, shpjegoi 56-vjeçari .

“Betejat më të vështira zhvillohen 120 kilometra larg vendit ku jam. Por unë e kam marrë vendimin tim. Nuk jam i shqetësuar”.

“Unë isha në ushtri kur isha i ri. Ishte e detyrueshme të regjistrohesha për dy vjet. Por në një departament sporti. Për dy muaj na mësuan teorinë dhe më pas mësuam gjithashtu si të mbajmë armën. Ka kaluar shumë kohë , por nuk e kam problem me armën e zjarrit, di ta përdor”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/