Sporti

Po shkëlqen me paraqitjet e tij të para, por Barcelona nuk ka ende një vendim të qartë për të ardhmen e Traores

03/04/2022 12:07
nga:Mergim Rreci

Barcelona ende nuk ka marrë një vendim nëse do të nënshkruajë me të huazuarin nga Wolves, Adama Traore në një marrëveshje të përhershme, sipas AS.

Traore ka bërë përshtypje që nga kthimi në “Camp Nou” në janar, me katër asistime në gjashtë ndeshje, megjithatë Barça ende nuk ka marrë një vendim për opsionin prej 30 milionë euro për të blerë të përfshirë në marrëveshje, përcjell GazetaBlic Sport.

Presidenti i klubit Joan Laporta tha në prezantimin mediatik të Traores se ai ishte i prirur të aktivizonte klauzolën, megjithatë Barça po i vlerëson së pari opsionet e tyre.

/GazetaBlic Sport/