Sporti

LAJMI I FUNDIT: Skuadra e madhe evropiane nuk do të jetë pjesë e Superligës së Evropës

03/03/2022 21:12
nga:Mergim Rreci

Projekti i Superligës së Evropës duket se do të zyrtarizohet shpejtë.

Gjatë ditës së sotme kishte informacione të ndryshme, atje ku u konfirmua se ky projekt nuk do të mbetet pa u finalizuar, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas Arancha Rodriguez, skuadra e Interit nuk do të jetë pjesë e këtij projekti të madh dhe tashmë përfundimisht është tërhequr.

Tashmë janë 10 skuadra të mëdha që thuhet se janë pjesë e Superligës: Milani, Real Madrid, Barcelona, Manchester United, Arsenal, Chelsea, Liverpool, Juventus, Manchester City dhe Atletico Madrid.

/GazetaBlic Sport/