Sporti

Bonucci në dyshim për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Villarrealit

03/03/2022 17:23
nga:E K

Leonardo Bonucci është i dëmtuar dhe rrezikon të mungojë në Juventus në ndeshjen kundër Villarrealit, për Champions League.

Sipas Calciomercato, qendërmbrojtësi 34-vjeçar ishte në stol për ndeshjen e së mërkurës kundër Fiorentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, por kishte luajtur plot 90 minuta në ndeshjen kundër Empolit, nga fundjava e kaluar, përcjell GazetaBlic Sport.

Bonucci iu nënshtrua testeve sot dhe gjeti një problem muskulor.

Reprezentuesi italian do të vlerësohet sërish brenda shtatë ditëve.